Mediat turke lajmërojnë afrimin e Salah në janar

Mediat turke lajmërojnë afrimin e Salah në janar

Galatasaray është duke përgatitur një ndër lëvizjet më të bujshme në merkaton e dimrit. Qëllimi i tyre do të jetë afrimi i anësorit të Liverpool. Mohamed Salah mund të ketë një marveshje të vlefshme që finalizon kalimin e tij. Lëvizje e cila mund të ndodhë në merkaton e janarit.

Mediat turke janë ato të cilat fillimisht e kanë lajmëruar një lëvizje të mundshme të tij. Lëvizje e cila e ka fillesën e saj pas impresionimit të tyre nga atmosfera elektrizuese e tifozëve të Galatasaray. Kjo ka nxitur më tej një mundësi sa i përket lëvizjes së tij drejt klubit turk. Në qofte se do të ketë një marveshje mes tyre do të jetë e mundur që të shtyhet më tej transferimi i lojtarit

Mediat turke lajmërojnë afrimin e Salah në janar
Mediat turke lajmërojnë afrimin e Salah në janar

Salah në këtë verë arriti të rikonfirmojë qëndrimin e tij në Liverpool. Forma e tij ka qenë mjaft e mirë duke u bërë një figurë kyce në Premier Ligë. Me më shumë se 180 gola të shënuar ai është vendosur si një lojtar mjaft i rëndësishëm te të kuqtë.

Edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në 2027, Salah ka treguar më herët se mund të ketë dhe një lëvizje të parakohshme të tij. Kjo pas një forme të mirë që ai ka arritur ku dëshiron të provojë një tjetër kampionat.

Vlers e tij në market është 50 milion euro, për klubin turk kalimi i tij shihet si pikë e rëndësishme për një promovim të mëtejshëm. Ende nuk është bërë e njohur një lëvizje e tillë.