Kudu con në Botëror Ganën falë golit të tij

Kudu con në Botëror Ganën falë golit të tij

Gana ka mundur të sigurojë një formë mjaft të mirë në rrugëtimin e saj për kualifikim në Botërorin 2026. Ekipi arriti të mposhtë Komorosin me një rezultat 1-0 në një ndeshje e cila ishte vendimtare për këtë kualifikim. Me një atmosferë mjaft të mirë ata kërkuan fitoren në këtë sfidë. Me një gol të vetëm atë të Kudus ata mundën të siguronin kualifikimin në këtë edicion të Botërorit.

Në minutën e 47 Kudu arriti të ndërtojë një aksion i cili ishte i frytshëm ku solli më tej dhe golin e tij. Gol i vetëm dhe i mjaftueshëm për të dhënë jo vetëm fitoren në këtë sfidë. Por, njëherësh është e mundur dhe të sigurojë kualifikimin e skuadrës së tij në Botëror.

Kudu con në Botëror Ganën falë golit të tij
Kudu con në Botëror Ganën falë golit të tij

Në pjesën e parë Gana ishte shumë kërkuese për të pasur dominimin e sfidës. Jo vetëm një lojë e mirë por në qëllimin e tyre ishte dhe një gol që do e vendoste ekipin në një situatë më të qetë për të siguruar kualifikimin. Megjithëse ishte një mbrojtje mjaft e qëndrueshme e Komoros e cila ishte rezistuese gjatë deri në pushimin e sfidës.

Pjesa e dytë solli një anë tjetër të Kudus. Ylli i Tottenham mundi të sigurojë një tjetër formë që e bën atë të ishte më i sigurt në lojë. Me një kontroll mjaft të mirë në zonë ai mundi të sillte një goditje. Duke i dhënë kështu avantazhin Ganës që e mbajti deri në fund të kësaj sfide. Edhe pse kishte përpjekje të vazhdueshme gjatë lojës nuk mundi të ndryshonte dot rezultatin e kësaj sfide. Cka e bën Ganën që të pozicionohet e para në këtë listë.