Katër futbollistët shqiptarë në formacionin e javës, Zvicër

Mesfusha po ashtu mbart një tjetër emër shqiptar, Kastriot Imeri. Lojtari I cili angazhohet me Thun mundi të realizojë një gol në fitoren 3-1 të ekipit

Java e nëntë e elitës së futbollit zvicerian ka përfunduar dhe është bërë e ditur gjendja e skuadrave. Disa prej rezultateve kanë qenë mjaft befuasuese duke diktuar kështu formën e mirë të disa prej ekipeve dhe pjesëmarrësve në këto skuadra. Nuk ka si të ndodhte ndryshe me një formë mjaft të mirë janë shfaqur dhe shumë prej lojtarëve shqiptarë të cilët angazhohen në këto ekipe.

Forma e tyre mjaft e mirë I ka vendosur ata kështu pjesë të formacionit të javës. Qëndërmbrojtësi dardan, Kreshnik Hajrizi pati një paraqitje mjaft të mirë me ekipin e Sionit. Lojtari pati një kontribut të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së tij përballë Grasshiopper. Me një vlerësim mjaft pozitiv ai u vendosu kështu pjesë e formacionit të javës

Katër futbollistët shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër
Katër futbollistët shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Mesfusha po ashtu mbart një tjetër emër shqiptar, Kastriot Imeri. Lojtari I cili angazhohet me Thun mundi të realizojë një gol në fitoren 3-1 të ekipit të tij ndaj Servettes. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe që në këtë klasifikim të ishte dhe Xherdan Shaqiri pjesë e saj. I pandalshëm ishte Shaqiri me Baselin ku kontribuoj dhe në një gol të shënuar . I vlerësuar me një pikë mjaft të favorshme ai diktoi dhe një herë se është pjesë e skuadrës si një faktor tepër I rëndësishëm.

Lojtarët me origjinë shqiptare treguan dhe një herë rëndësinë e tyre në këtë ligë duke shëryer në formën më të mirë pjesë e skuadrave të tyre. Cka bën që të jenë të vendosur dhe në formacionin e javës.