Mikel Arteta në një prej daljeve të tij bëri të ditur se ekipi është I gatshëm që të presë dyshen Havertz – Jesus në ekip. Gabriel Jesus dhe Kai Havertez janë duke përshpejtuar rikuperimin e tyre. Cka nënkupton se ata do të jenë të gatshëm për listën e Artetës së shpejti. Gabriel Jesus është ai I cili ka një dëmtim të pësuar në janar I cili e ka lënë jashtë fushe për një kohë të gjatë.
Por, së fundmi është bërë e ditur se ai ka filluar stërvitjen në fushën e gjelbër duke sjellë kështu një mundësi angazhimi të tij. Rikthimi I tij në ekipin e parë mendohet se do të jetë në këtë dhjetor. Periudhë kur ekipi është duke vazhduar një formë të mirë në Premier Ligë por njehrësh dhe në daljet europiane

Sulmuesi brazilian I cili është bërë pjesë e ekipit nga transferimi I tij prej City. Është konsideruar si një prej tyre I cili mund të shërbejë më tej për ekipin e topcinjëve. Në vitin 2022 ata shpenzuan rreth 45 milion për afrimin e tij, shumë që është cilësuar e duhura.
Havertz pati një dëmtim më të vonë, ishte pikërisht nisja e këtij sezoni e cila nuk ishte mjaft e mbarë për të. Në këtë mënyrë ata shkuan drejt një mungese e cila do të ndihet në ekip. Mirëpo, sulmuesi gjerman duket se është përgjigjur mjaft mirë ndaj të gjithë periudhës së rikuperimit. Ai shihet si I mundur për të marrë më tej minutat e tij në vazhdim. Të dy opsionet pritet të ndihmojnë më tej Artetën në zgjedhjen e tij.



