PSG ka mundur të shënojë një tjetër fitore të rëndësishme në rrugëtimin e saj në UEFA Champions League. Ekipi francez I cili udhëtoi drejt Bayer Leverkusen arriti të fitojë me një rezultat të thellë 7-2. PSG arriti të kalojë në avantazh në minutën e shtatë përmes Pachos, realizim I cili erdhi nga një gol I shënuar me kokë.
Edhe pse me një mundësi për të barazuar këtë shifër, vendasit dështuan nga pika e 11 metërshit për të shënuar këtë penallti. Në minutën e 38 Garcia nuk mundi të shkojë më tej për të ndryshuar rezultatin. Po ashtu të vendosur me një lojtar më pak që prej minutës së 33 u bë një situatë mjaft kërcënuese për ta.

Por, mesa duket disavantazhi numerik nuk do të ishte më shqetësues për shkak se disa minuta më vonë dhe mysafirët u ndëshkuan me të kuq. Baraspeshimi numerik I lejoi që të kishin kështu hapësirën e duhur për të zhvilluar lojën të dy ekipet. Garcia I cili nuk mudni të barazonte nga pika e 11 metërisht arriti të barazojë shifrat me golin e tij.
PSG pati një kundërpërgjigje mjaft të shpejtë ku pa u mbyllur pjesa e parë ekipi arriti të shënojë dhe tre gola të tjerë. Rikthimi I tyre në pjesën e dytë shënoi një tjetër formë të pandalshme të tyre. Mendes arriti të shënojë vetëm pas pesë minutash lojë duke e cuar rezultatin në pesë gola. Garcia në krahun tjetër ishte përsëri ai pjesëmarrës duke kërkuar që të sillte një tjetër gol për ekipin e tij.
PSG në vazhdën e fitoreve arriti në përfundim të sfidës të kishte shënuar kështu shtatë gola. Formë që tregon për një ekip I cili do të jetë tërësisht kërkues në këtë sezon. Mbajtja e titullit do të jetë detyra dhe qëllimi I tyre.



