Juve Stabia, I cili ishte pjesë e Serisë B në kampionatin italian, është zbuluar se ka pasur një ndikim të fshehtë për një periudhë mjaft të gjatë. Me seli në Castellammare di Stabia është vendosur nën administrimin gjyqësor për shkak të dyshimeve serioze që ka për përfshirje të mafies në kontrollin e klubit.
Tashmë, është një lajm I cili është konfirmuar prej policisë italiane, nga ku kanë zbuluar elementë të qarta të ndikimit kriminal në funksionin e klubit. Është prokuroria e Napolit e cila ka nisur hetimet dhe e ka përfshirë klubin nën dikimin e Camorra. Dyshohet se organizata famkeqe kishte shtrirë një ndikim mjaft të gjerë në kontrollin e plotë mbi aktivitetin ekonomik dhe administrativ të klubit.

Në njoftimin parapark thuhet se ka qenë një zhvillim I ngjashëm I sistemit të biznesit si modeli mafioz shpesh e ushtron kontrollin e tyre. Cdo segment I menaxhimit ishte I ndikuar nga struktura e jashtme kriminale. Brera Holdings, është zotëruesi I shumicës së aksioneve në këtë klub. Kompania irlandeze ka nënshkruar së fundmi për marrjen e pronësisë dhe nuk ka mundur të krijojë një mekanizëm të plotë të mbrojtjes.
Kështu, ata kanë lënë mjaft hapësira që mafia të mund të tregohet dominuese dhe të mund të vazhdojë më tej ndikimin e saj në operimin e klubit. Prokuroria ka bërë të ditur se ishte pikërisht Camorra ajo e cila kishte një ndikim të plotë në të gjithë aktivitetin e klubit. Prej menaxhimit të biletave deri në hallkën më të rëndësishme të trajtimit mjekësor të sportistëve. Ky rast është një tjetër shembull se si mafiet arrijnë të ushtrojnë një kontroll në tërësi.



