Joshua Zirkzee, lojtari I Manchester United duket se në këtë dimër mund të ketë një transferim të tij. Lojtari pritet të jetë jashtë planeve të Old Trafford dhe mund të shënojë kështu një periudhë mjaft të rëndësishme sa I përket një lëvizje. Por, mesa duket do të jetë një transferim I brendshëm duke qenë se Premier Liga do të jetë sërish shtëpia e tij. Holandezi është konsideruar si një perforcim I rëndësishëm për një tjetër skuadër.
I vendosur me shumë pak minuta si pjesë e United. Në këtë sezon ai nuk ka mundur të nisë asnjë ndeshje si titullar. Po ashtu janë vetëm 74 minuta në dispozicion për të cka e vendosin lojtarin në një pozitë aspak të favorshme. Mungesa e hapësirës për lojtarin vjen pikërisht pas disa prurjeve të rëndësishme në ekipin e kuq. Benjamin Sesko, Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo duket se kanë marrë shumë kohë prej tij.

Pikërisht këto janë arsyet që e kanë vendosur lojtarin në një pozitë aspak të favorshme për të kërkuar një mundësi në këtë ekip. Amorim I cili nuk e ka më pjesë kryesore në listën e tij e ka bërë më të thjeshtë vendimin që ai do të duhet të marrë. Holandezi, është vendosur nën radarin e Ëest Ham për të shërbyer më tej në këtë ekip. Lojtari ka mundur të shihet si opsion I mundshëm përmirësimi dhe të ofrojë shërbimin e tij. Edhe pse një situatë aspak e këndshme për lojtarin I cili ka hasur mjaft vështirësi në këtë sezon. Kalimi I tij shihet si një opsion I mundur për të pasur qëndrim në kampionat.



