Mediat angleze bëjnë me dije se Manchester United do të ketë disa ndryshime të rëndësishme sa I përket mesfushës. Ekipi pritet që në verën e 2026 të bëjë ndryshime të rëndësishme që mund të konsiderohen dhe di të nevojshme për ecurinë e tyre. Deri më tani shihet se ngecja e tyre nuk është zgjidhur. Amorim në këtë verë zgjodhi që të mos kishte lëvizje të rëndësishme duke qenë se ka zgjedhur që të ndërverpojë me lojtarët që janë pjesë e saj.
Djajtë e kuq që janë të vendosur për të sjellë kështu një rigjenerim, kanë kërkuar ndryshim të këtij reparti. Dy mesfushorë të rrinj duket se do të jetë kjo lëvizje e cila do të nënkuptojë po ashtu dhe një afrim më të shpejtë. Duke qenë se janari mund të jetë një tjetër periudhë për të sjellë këtë shërbim. Carlos Baleba, është një emër I cili është lakuar si mundësi për të shërbyer.

Baleba I cili shërben në Brighton mund të jetë një afrim I cili do të jetë përkrah Adam Ëharton të Crystal Palace. Mirëpo, deri më tani janë shtuar po ashtu dhe tre emra të tjerë që pritet të shërbejnë si një afrim në skuadër. Angelo Stiller i Stuttgart, Conor Gallagher i Atletico Madrid dhe Andrey Santos i Chelseat. Amorim ka kërkuar që ky repart I cili është dhe pika më e dobët të ketë një vëmëndje të vecantë duke sjellë opsione të ndryshme. Afrimet pritet të shërbejnë si një lëvizje e cila mund të rigjenerojë skuadrën.



