Kupa e Botës ndyrshe, spektakël dhe argëtim gjatë pushimit

Kupa e Botës me ndyrshime, spektakël dhe argëtim gjatë pushimit

Finalja e Kupës së Botës nuk do të jetë vetëm një event I rëndësishëm sportiv, sic është prezantuar deri më tani ku merr vëmendjen e dhjetra mijërave mbështetësve të sportit, por do të jetë dhe një shou argëtimi. Tashmë një njoftim zyrtar prej presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ku cilëson se Kupa e botës do të ndiqet prej një spektakëli argëtimi.

Në plan të gjerë I gjithë show që do të krijohet I përngjan modelit të Super Bowl-it të NFL-së, një spektakël gjigant I cili zhvillohet gjatë pushimit të ndeshjes. Në këtë spekatël që do të zhvillohet do të ketë një seri artistësh që do të bëjnë performancën e tyre, pavarësisht se futbolli ka vetëm një pushim tradiconal prej 15 minutash.

Për një show të tillë nuk do të duhet të presim gjatë duke qenë se do të zhvillohet që në këtë kompeticion të Kupës së Botës. Interesi I të gjithë mbështetësve dhe jo vetëm, është se si do të jetë përzgjedhja e artistëve që do të garantojnë spektakëlin. Minutat që janë në dispozicion të argëtimit do të jenë 15 dhe Infantino është shprehur se do të ketë një seri artistësh që përzgjidhen për të ofruar shoun e tyre dhe të argëtojnë të pranishmit. Përmes kësaj ata synojnë që të kthehen sytë nga futbolli nga ajo masë që nuk ka interes në këtë sport por parapëlen që të ndjekë artistët e preferuar duke debutuar. Është e rëndësishme që mund të shihet si një hap I cili është më pranë ndryshimit pozitiv sa I përket tërheqjes së masave drejt sportit dhe një mënyrë për të kthyer argëtimin në një mundësi për ndjekjen e futbollit.