Zidane kishte një kontratë mjaft të vecantë me Real Madrid

Zidane kishte një kontratë mjaft të vecantë me Real Madrid

Zinedine Zidane i cili ishte vendosur në pozicionin e teknikut në Real Madrid kishte pasur një klauzolë mjaft të vecantë në kontratën e tij me ekipin e bardhë. Klauzolë e cila ju është dhënë vetëm tre lojtarëve të tjerë. Vendosja e tij në një formë shumë më të privilegjuar, ndodh për shkak të periudhave mjaft të mira që ai ka shërbyer si lojtar. Në kryeqytetin spanjoll ai ka pasur një histori suksesi cka e vendosi drejtuesit e klubit në dëshirën për ta diferencuar.

Los Blancos mundi të sigurojë shërbimin e tij në 1998 për një vlere prej 77.5 milion euro. Një shumë rekord në atë kohë për një afrim të tillë. I vendosur për pesë sezone atje ai arriti të sjellë një formë mjaft të mirë. Shërbim i cili i dha një seri tituj të ndryshëm ekipit të bardhë. Qëndrimi i tij ishte deri në 2006, periudhë e cila shënoi dhe daljen e tij në pension.

Zidane kishte një kontratë mjaft të vecantë me Real Madrid
Zidane kishte një kontratë mjaft të vecantë me Real Madrid

Zidane, Figo, Ronaldo dhe Beckham ishin lojtarët që u vendosën në Real pas periudhës së parë të drejtimit të Perez. Ishte vetë presidenti i cili kërkoi të ndertonte “Galaktikët”. Një ekip me yjet më të mirë të kohës. Ndaj dhe bëhët me dije se ata kishin një marveshje mjaft të vecantë me kalimin e tyre. Klauzolë e rrallë për të drejtat e tyre të imazhit.

Një marveshje e cila sillte për ta 40% të të ardhurave nga cdo marveshje reklamimi që arrinte të realizonte ekipi. Marveshje e cila sillte një risi në klub e cila kishte të bënte me shfrytëzimin e imazhit. Ekskluzivitet i kontratës i cili është garantuar vetëm për këta lojtarë.