Liverpool i pandalshëm, kërkon një transferim të rëndësishëm

Liverpool i pandalshëm, kërkon një transferim të rëndësishëm

Liverpool është duke shqyrtaur një lëvizje mjaft të rëndësishme. Synimi i tyre do të jetë mbritja në janar e sulmuesit të Bournemouth, Antonie Semenyo. Ajo që shihet si më e mundur është dhe një largim i mundshëm i Salah i cili është konsideruar si në një formë aspak të mirë. Janë mediat e ndryshme britanike të cilat janë duke e aluduar një transferin të tillë.

25 vjecari është vendosur nën një formë mjaft të mirë dhe ka ngjallur kështu interesin e të kuqëve. Me gjashtë gola të shënuar në këtë sezon ai është munduar të sjellë një formë të rëndësishme në Premier Ligë.

Liverpool i pandalshëm, kërkon një transferim të rëndësishëm
Liverpool i pandalshëm, kërkon një transferim të rëndësishëm

Ganezi është vendosur në lupën e Liverpool për një kohë të gjatë dhe ata do të përshpejtojnë mundësinë e një transferimi. Këtë verë ai nënshkroi dhe një kontratë të re me ekipin e tij. Bournemouth duke e ditur interesin e disa klubeve të ndryshme duket se është dakortësuar me një mundësi transferimi të tij.

Pavarësisht se vlera e tij ende nuk bëhët e ditur, duket se Liverpool do të jetë tërësisht i gatshëm të paguajë për të. 87 milio euro ka refuzuar më herët ekipi për të transferuar lojtarin. Salah i cili nuk ka pasur një nisje mjaft të mirë duket se ka ngadalësuar dhe ekipin.

Ndaj dhe drejtuesit ndihen tepër të sigurt për të marrë një sherbim të tillë. Sulmuesi shihet si opsioni i duhur për të ngjallur dhe një herë ekipi.