Luka Doncic shkruan historinë në NBA, vendos rekord

Luka Doncic shkruan historinë në NBA

Luka Doncic është duke e vërtetuar gjithnjë e më shumë kontributin e tij në LA Lakers. Këtë vit ai pritet të jetë një ndër kandidatët kryesorë për të qenë fitues I cmimit MVP. Shërbimi I tij ishte mjaft I rëndësishëm në fitoren e ekipit të tij kundër Minnesota. Lakers arritën të ishin triumfues në këtë sfidë duke u vendosur kështu me një rezultat 128 me 110.

Doncic në mungesë të LeBron James arriti të vendoset mjaft I sigurt në fushën e lojës, duke sjellë kështu dhe formën që I dha mundësi triumfi ekipit. Lojtari jo vetëm që ishte kontribues në pikë, por njëherësh arriti të zotërojë pozicionin e tij si lider. Me një paraqitje mjaft të mirë ai mudni të përfndojë ndeshjen duke qenë në qendër të vëmëndjes.

Luka Doncic shkruan historinë në NBA
Luka Doncic shkruan historinë në NBA

Slloveni në këtë sfidë mundi të shkruajë dhe hsitorinë në NBA, duke u bërë I pari lojtar që në dy ndeshjet e para të sezonit të rri arrin të shënojë më shumë se 40 pikë. Nuk ishin të vetmtet pikët e shënuara duke qenë se kontributi I tij ishte mjaft I rëndësishëm dhe në dhjetë kërcime, po ashtu pesë asistime.

Në këtë sfidë ai mundi të ishte prezent duke shënuar kështu 49 pikë. Tashmë, ai do të jetë I gatshëm për të vazhduar më tej testin e tij të radhës. Kujtojmë, se kalimi I tij një vit më herët në Lakers ka sjellë një formë mjaft të mirë të lojtarit. Doncic në këtë verë arriti të lidhë dhe një kontratë me afat më të gjatë qëndrimi.