Roma duket se është e gatshme që të bëjë ndryshime drastike sa I përket sulmit të tyre. Ekipi I kryeqytetit do të kërkojë që të shesë dy prej qëndërsulmuesëve të saj. Artem Dovbyk dhe Evan Ferguson gjatë afatit kalimtar të dimrit mendohet se nuk do të jenë më pjesë e skuadrës. Largimi I dyshes është bërë pikërisht pas një serie dramatike të tyre në mungesë golash.
Edhe pse deri në këtë fazë të kampionatit ata duket se janë mjaft mirë të vendosur. Vetëm një pikë më pak se kryesuesit, kërkesa e tyre është për më shumë qëndrueshmëri një vazhdim I duhur I sulmit. Të ndodhur në këtë pikë ata do të duhet të jenë të detyruar për të menduar zgjidhjen e problemit me një lëvizje të duhur.

Të sy sulmuesit e vendosur në ekip së bashku kanë mundur të realizojnë vetëm dhjetë gola. Shtatë prej të cilëve kanë ardhur në Serinë A dhe tre prej tyre në Europa Ligë. Kjo formë është parë mjaft shqetësuese prej drejtuesëve të cilët janë në kërkim të një ndryshimi mjaft të duhur në ekip.
Shqetësues u bë prej sfidës së tyre në Europa League ku sulmuesët nuk mund të gjenin dot lehtësisht portën për të pasur një përmirësim të rezultatit. Gasperini pas asaj ndeshje ka theksuar se do të ishte e nevojshme në sulm një frymë e re. Kjo do të realizohej më tej dhe me afrime që do të duhet të jenë të duhurat për skuadrën e cila ka objektiva mjaft të qartë në këtë sezon.



