La Liga është një prej kampionateve europiane më të rëndësishme në kontitnet. Spanjollët kanë ditur gjithmonë si të ofrojnë një lojë mjaft të mirë dhe e kanë dëshmuar me rezultat. Interesi I shumë prej mbështetësve është se cili ekip do të jetë pretendent për të qenë kryesues në cdo sezon. Tashmë, për të dhënë një përgjigjë në lidhje me këtë dyshim është pikërisht Inteligjenca Artificiale.
Sipas analizës së ndërmarrë Xabi Alonso me ekipin e tij shihet si më pretendet për të mbyllur këtë sezon si triumfues. 54% janë shanset që ata të vendosen në krye të këtij kampionati. Barcelona në krahun tjetër sipas përllogaritjeve ka vetëm 37% shanse që ata të vendosen kështu në krye të këtij kompeticioni. Janë pikërisht përllogaritje të cilat vijnë në një moment kur Reali është duke kryesuar me dy pikë më shumë se Barca.

Duke qenë ende në fillim të këtij edicioni në hark kohor të mëvonshëm pritet që të ketë ndryshime sa I përket kësaj renditje. Kjo, dukshëm që do të duhet të përmendet duke qenë se dhe në sezonin e shkuar ishte superkompjuteri që në cdo përllogaritje e favorizonte Real në krye të klasifikimit. Por, në përfundim të sezonit ishte pikërisht Barcelona e cila arriti të triumfojë në këtë kampionat.
Parashikimi është një përllogaritje e të gjithë vendosjes së ekipeve në momentin që superkompjuteri është duke bërë përllogaritjet. Në këtë renditje, përfshihet Atletico I cili është në vendin e tretë. Villareal e vendosur më pas, në të pestin është Betis dhe Athletic I cili zë vendin e gjashtë.



