Drejtuesit e Juventus e kishin bërë të qartë se do të kishte ndryshime në stafin drejtues. Igor Tudor I cili është bashkuar sezonin e kaluar me ekipin Juventin duket se nuk mundi të ketë një jetgjatësi më të shumtë. Tudor u vendos për të bërë një zgjidhje të situatës e cila kishte kapluar ekipin nën drejtimin e Thiago Mottës. Ndërsa tashmë, ai largohet për mungesë rezultatesh.
Kupa e Botës për Klube I bindi drejtuesit e Juventus për të ndërmarrë një rinovim të kontratës së tij. Por, mesa duket ishte mjaft afatshkurtër duke sjellë dhe shkarkimin e tij. Më herët ishte paralajmëruar se tudor do të largohej nga ekipi nëse nuk do të merrte rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit.

Gjatë mesjavës përballë Real Madrid erdhi dhe humbja e tij e radhës. Ndërsa rikthimi në Serinë A, përballë me Lazio shënoi një tjetër periudhë të tyre mjaft të cënueshme. Dy humbje bënë që drejtuesit të shohin Tudor jashtë ekipi dhe të mendojnë për një tjetër drejtues. Deri më tani synimi I tyre do të jetë një rimëkëmbje e cila do të mund ta shtyjë jo vetëm në kampioantin vendas por njëherësh dhe në daljen e tyre në Champions.
Rikthimi I Mottës është një opsion I mundur duke qenë se ai ka ende një kontratë aktive me ekipin. Klauzola e rikthimit mund të aktivizohet, por ka dhe emra të tjera që mund ta bëjnë të mundur një ekip I cili do të jetë kërkues. Kjo fazë e parë e sezonit pritet ta gjejë Juventusin të pa vendosur me një teknik.



