Juventus duket se është duke kaluar një ndër periudhat më të vështira në ekip. Skuadra këtë fundjavë morri një tjetër humbje përballë Lazio duke e vendosur në pozitë mjaft të vështirë. Seria e humbjes u shty më tej pas dështimit të tyre gjatë javës përballë Real Madrid. Situatë që është shndëruar në tepër kritike me ekipin I cili ka harruar të sigurojë tre pikë. Tudor në krye të ekipit duket se ishte përballë sfidës së tij për të siguruar pozitën më të mirë.
Por, tashmë ka ardhur dhe një reagim nga legjenda e Juventus I cili e ka konsideruar si një ekip me mungesë uniteti. Skuadra nuk është aspak e bashkuar sipas tij dhe kjo nuk shihet aspak si një problem I cili mund të jetë I eleminueshëm me një tjetër teknik. Ekipi I cili është shumë më I madh se Tudor apo cdo trajner tejtër sipas tij ka hasur një vështirësi mjaft të madhe në bashkëpunimin.

Një titull duket mjaft I largët sipas tij me mënyrën se si skuadra ka krijuar qasjen në këtë fillim sezoni. Rezultati sipas tij shihet I munguar për shkak se ekipi ka treguar një mungesë të plotë bashkëpunimi mes tyre. Sa I përket sfidës së tyre të fundit në Serinë A por dhe në Champions ekipi tregoi një formë mjaft të mirë. Fati nuk ishte aspak me ta duke qenë se kërkonin më shumë në kthim. Por, loja ishte mjaft e mirë dhe kërkuese duke sjellë shpresën për një ndryshim të kësaj periudhe mjaft të zezë e cila ka kapluar të gjithë skuadrën.



