Barcelona duket se ka vënë në shënjestrën e saj një talent të rri mjaft premtues. Synimi I tyre do të jetë afrimi I një ylli francez I cili është konsideruar padyshim si një prej prurjeve që do të sjellin ndryshim. 15 vjecari I Montpellier është vendosur në sitën e tyre të rekrutimit. Lacine Megnan Pave është një prej emrave të rrinj I cili është mjaft premtues.
Por, mesa duket mediat franceze e bëjnë të qartë se situata e tyre në këtë kalim nuk mund të jetë kaq e thjeshtë. Duke qenë se ata nuk janë të vetmit në kët afrim. Në garën për një afrim të mundshëm të talentit të rri është afruar dhe Arsenal. Topcinjtë e Londrës janë duke kërkuar kështu që të finalizojnë një afrim që do të jetë investim I së ardhmes.

Pave është duke shkëlqyer në fushën e lojës dhe është një ndër figurat me më shumë ndikim në Francë. Paraqitjet e tij kanë qenë mjaft të mira duke u shndëruar në një figurë mjaft dominuese në ekipin e tij. Dy gola në pesë ndeshje kanë ngjallur interesin e ekipeve të ndryshme për të marrë shërbimin e tij. Angazhimi I tij është me U19 të Montellier, njëherësh dhe me komëtaren e Francës. Edhe pse ende në moshë të re ai është konsideruar si një prej lojtarëve me një të ardhmje mjaft të mirë.
Shtatlartë, sulmues I majtë dhe me një kombinim mjaft të mirë fizik. Ai pritet të shndërohet në një ndër lojtarët e sulmit në top ekipet europiane. Arsenal duket se është I gatshëm të ofrojë për të. Ndër Katalanasit e shohin si një mundësi për të sjellë në ekip lojtarin I cili mungon.



