Ronaldo I ardhshëm vjen nga Lille, shtang me formën e tij

Ronaldo I ardhshëm vjen nga Lille, marokeni shtang me formën e tij

Lille, e cila është duke pasur një formë mjaft të mirë në Ligën e Parë, është e njohur dhe më herët për yjet e saj të rinj në skuadër. Ekipi francez ka pasur besim në shumë lojtarë të rinj të cilët janë rritur brenda saj. Tashmë, Hamza Igamae është një prej tyre I lindur në 22.11.2002. marokeni ka mundur të nënshkruajë këtë verë me ekipin për një vlerë prej 11.5 milion euro.

I gjendur në një pozitë të favorshme tashmë, ku dëmtimi I Oliver Giroud ka hapur më shumë hapësirë për të në fushën e lojës. sfida e fundit ndaj PAOK në Champions League e vendosi lojtarin në shënimin e dy golave. Në total ai ka mundur të shënojë shtatë gola dhe një asistim. E gjithë kjo performacë e tij është shënuar në vetëm 378 minuta angazhim I tij në fushën e lojës.

Ronaldo I ardhshëm vjen nga Lille, marokeni shtang me formën e tij
Ronaldo I ardhshëm vjen nga Lille, marokeni shtang me formën e tij

Vlerësimi I tij ka qenë në qendër të vëmëndjes prej shumë yjeve të ndryshëm të futbollit. Adil Rami një ish lojtar I Lille e ka konsideruar si madështor në fushën e lojës. më tej ai e ka konsideruar si Ronaldo maroken duke besuar se lojtari është vendosur në një formë mjaft të mirë atje.

Teknika e tij e bën mëse të vecantë, por jo vetëm duke u konsideruar si një lojtar I cili është mjaft agresiv me topin. Kontrolli I tij I cili theksohet se është tërësisht I plotë e bën atë të renditet në listën e lojtarëve të cilët kanë një të ardhme të ndritur në vazhdim.