Lennart Karl vetëm 17 vjec ka mundur të sigurojë një formë mjaft të mirë. Paraqitja e tij me Bayern Munich duket se e ka bërë atë një prej emrave më të përfolur në futbollin gjerman. Lojtari dhe pse në një moshë mjaft të re ka mundur të vendosë disa rekorde në rrugëtimin e tij. Bavarezët duket se e kanë vendosur në një pjesë mjaft të rëndësishme në ekipin e tyre. E ardhmja e klubit duket se do e këtë një emër qëndror në skuadër.
Tashmë, janë mediat e ndryshme gjermane të cilat theksojnë se Bayern është duke kërkuar për një tjetër rinovim të kontratës së tij. Një rinovim afatgjatë e cila do të aktivizohet menjëhëerë në mbushejn e tij të moshës 18 vjecare. Qëndrimi I tij në ekip me arritjen e moshës mendohet se do të jetë I mundur deri në 2029.

Një kontratë e re dhe profesionale e cila do të përfshijë padyshim dhe një ngritje mjaft të madhe të pagesës së tij. Po ashtu është duke u theksuar se nuk do të ketë asnjë klauzolë lirimi sa I përket lojtarit. Është një strategji e cila do e vendosë të sigurt duke e mbajtur mjaft të diferencuar nga kërkesat që mund të kenë klube të tjera europiane.
Qëllimi I tij tashmë pas një forme të mirë dhe sigurimi I mëtejshëm I qëndrimit. Është I lidhur padiskutim dhe me një kërkesë për t’u bërë pjesë e Kombëtares Gjermane. Lëvizje e cila mund të ndodhe në evenimentin që pritet të zhvillohet.



