Bayern Munich dhe pse është vendosur I sigurt për të kërkuar rinovimin e kontratës, mbrojtësi francez duket se nuk është në të njejtën linjë. Dayot Upamecano pritet të largohet verën e ardhshme si një lojtar I lirë. Një veprim I cili është përpjekur për t’u ndaluar me një kontratë e cila duket se nuk po gjen zgjidhjen e duhur.
Marveshja e cila është në tryezë ende nuk ka sjellë një dakortësim, kjo ka ndezur më tej motorët për tre klube të tjera për të siguruar shërbimin. Kompany dhe pse e ka cilësuar si një prej lojtarëve që do të duhet të shërbejnë në skuadër, nuk është aspak bindës. Largimi I tij nga ekipi mund të sjellë më tej një dëmtim të një prej shtyllave më të rëndësishme në mbrojtje.

27 vjecari është vendosur në vitin e fundit të kontratës së tij. kërkesa e tij financiare prej 16 milion eruosh duket se është shndëruar në pikën që e mohon më tej një rinovim. Shuma monetare duket mjaft e papërballueshme prej Munich që kërkon më tej të rinovojë kontratën me Upamecano.
Chelsea, Liverpool dhe Manchester United duket se janë të gatshëm të përmbushin kërkesën e tij dhe të sjellin kështu shërbimin e tij në ekip. Lëvizja e tyre është nxitur më tej dhe prej një kontrate e cila po humbet gjithnjë e më shumë kohë për nënshkrim. Mesa duket emri I tij do të jetë një ndër kryesorët në këtë merkato, ku shumë klube janë duke kërkuar më tej për shërbimin e tij.



