Drejtuesit e Liverpool janë raportuar se kanë marrë një vendim mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e Slot. Ekipi I Arne Slot pësoi një humbje të thellë ndaj Crystal Palace. Raundi I katërt I Carabo Cupa, me një humbje të tillë e vendos në pozitë aspak të sigurt. Edhe pse ndryshimet në këtë sfidë nuk munguan aspak nga Slote duket se nuk ishin aspak të duhurat për të shërbyer në formën më të mirë.
Në këtë mënyrë ata shkuan në humbjen e tyre të gjashtë, nga shtatë ndeshjet e tyre. Me vetëm një fitore në Champions League, ekipi I kuq duket se është duke kaluar një periudhë mjaft të vështirë. Ekipi tashmë I vendosur jashtë kupe dhe larg kreut të kampionatit anglez, duket I dëshpëruar për të pasur një titull.

Holandezi në krye të skuadrës ende ka besimin se mund të sjellë ndryshimin e duhur. Kjo për vetë faktin se në sezonin e parë të tij të drejtimit mundi të sillte një titull mjaft të rëndësishëm. Kushtëzimi në qëndrimin e tij mund të lidhet me një mundësi sa I përket largimit në rast se dështimi përsëritet.
Presioni do të jetë në rritje nëse ai nuk do të ndryshojë dot në vazhdim gjendjen e skuadrës. Janë drejtuesit që shihen mjaft të qartë në këtë kërkesë të tyre. Mesa duket ndryshimi është kusht që e lidh dhe me formën e munguar të skuadrës në këtë sezon. Deri më tani Slot ka kohën e duhur për të sjellë ndryshimin.



