Marcus Rashford është një ndër lojtarët I cili në formë huazimi është duke gjetur një formë mjaft të mirë në Barcelona. Kalimi I tij vjen nga Manchester United, ku ka pasur dhe shpërthimin e tij atje. Ndër të tjera dhe në cilësimin e tij ai ka theksuar se Ole Gunnar Solskjaer ka shërbyer si një prej trajnerëve që ka pasur më shumë ndikim në karrierën e tij.
Ole sipas tij së pari ishte një person fantastik, një prej trajnerëve që sipas tij ka dashur mjaft të luante. Por, mesa duket nuk ka qenë vetëm I preferuari I tij duke qenë se ai ka qenë zgjedhja e parë dhe për shumë lojtarë të tjerë. Rashford nën drejtimin e Solskjaer ka pasur mjaft minuta në dispozicion. Kohë e cila ka qenë e pakrahasueshme ndër shumë trajnerë të tjerë.

Edhe pse norvegjezi ishte një figurë mjaft e rëndësishme për skuadërn. Nën drejtimin e tij nuk u fitua asnjë trofe. Megjithëse, ai luajti një rol mjaft të rëndësishën në ringritjen e skuadrës dhe në sjelljen e një ekipi I cili do të ishte I përshtatshëm për sukseset e mëvonshme. Rezultatet e tij në Premier Ligë ishin shumë më të mirsa se të pasuesëve të tij. Rashford nën drejtimin e tij pati mundësinë që të shënojë dhe serinë e 55 golave në 135 ndeshje të luajtura.
Tashmë, I vendosur në ekipin katalunas duket se e ardhmja e tij është ende e paqartë. Një rikthim I tij në angli duket si e mundur për shkak se United do të kërkojë këtë shërbim.



