Lojtari I Liverpool duket se nuk ka pasur aspak një periudhë mjaft të mirë në këtë sezon. Forma e tij është konsideruar në rënie, cka e bën Mohamed Salah që të rrezikojë pozitën e tij në klub. Anagazhimi I tij që prej 2017 në Liverpool, padyshim e bën një ndër emrat që kanë sjellë më shumë kontribut. Sezoni I shkuar tregoi se impakti I tij ishte mjaft I rëndësishëm në skuadrën e cila u vendos kampione.
33 vjecari në këtë nisje tregon se ka një rënie mjaft të madhe të performancës së tij. Janë 13 ndeshje të këtij sezoni që ka mundur të shënojë vetëm katër gola. Salah me një rol aq efektiv më herët duket se ka një mungesë mjaft të madhe në balancimin e tij. humbja e rasteve dhe mos krijimi I tyre e kanë theksuar mjaft këtë mungesë.

Kontrata e tij me Liverpool u rinovua, por gjendja e tanishme e bën shumë më të paqartë vazhdimin. Slot së bashku me drejtuesit janë duke analizuar të gjitha opsionet e mundshme të cilat do të shërbejnë si një zvendësim I tij. lista e lojtarëve duket se është e gatshme për një mundësi që mund të vijë gjatë merkator së dimrit. Michael Olise, Rodrygo, Antoine Semenyo (Bournemouth), Nico Paz (Como), Rio Ngumoha (Liverpool).
Është pikërisht kjo pesëshe lojtarësh që janë duke u diskutuar për një afrim të mundshëm. Deri më tani nuk është konkretizuar asnjë prej tyre, por shihet se synimi do të jenë lojtarë të rrinj, që vazhdojnë të shërbejnë më tej.



