Victro Osimhen është përfshirë në listat e Barcelonës për një transferim të mundshëm të tij. Lojtari I cili luan me Galatasarayn mendohet se do të shërbejë në vazhdim si një përforcim I duhur për sulmin e tyre. Lëvizja e cila pretendohet se do të jetë e denjë për një zvendësim të duhur të Lewandowski.
Raportime të ndryshme bëjnë me dije se lojtari që është duke kaluar një periudhë mjaft të mirë në superligën turke mund të ketë një transferim këtë sezon. Sezoni I shkuar shënoi një tjetër formë fantastike të tij duke shënuar në seri 37 gola. Ndërsa në këtë nisje gjatë nëntë ndeshjeve të luajtura ka mundur që të shënojë gjashtë të tillë.

Kjo paraqitje e ka vendosur atë në listë si një prej sulmuesëve më të mirë në europë. Ndaj dhe transferimi I tij mund të shërbejë në mënyrën e duhur për ekipin katalanas. Galatasaray ka paguar për shërbimin e tij vlerën prej 75 milion euro. Lëvizje e cila erdhi prej Napolit, asaj kohe një ndër transferimet më të bujshme.
Barcelona, duket se nuk është në gjendjen më të mirë financiare për të përballuar më tej transferime që mund të jenë tepër të kushtueshme për të. Ndaj dhe ndër të tjera ata kanë spikatur dhe talentin shqiptar për një kalim të mundshëm. Fisnik Asllani I Hoffenheim është duke u vendosur në këto lista si opsion. Flick është duke kërkuar që të jetë një sulmues I cili përshtatet me filozofinë e tij të lojs. Duke qenë se është një rol mjaft I rëndësishëm për ekipin.



