Los Angles Lakers, një ndër klubet më historike të NBA së ka kaluar në pronësi të re. Janë të gjitha skuadrat që marrin pjesë në këtë ligë të cilat e kanë pranuar një shitje. Shumica e aksioneve të Mark Ëalker i cili është dhe drejtues ekzekutiv i kompanisë TWG Global. Është pikërisht një periudhë e cila shënon dhe fundin e një epoke ku familja Buss zotëronte aksionet. Zotërimi i klubit ishte prej vitit 1979, ku ishte shndëruar më tej në një simbol të kulturës dhe suksesit.
Lakers nën këtë drejtim mundën që të siguronin kështu 11 tituj si kampionë. Po ashtu njëherësh ka qenë periudhë e cila ka pasur ndikimin e yjeve të ndryshëm të basketbollit. Magic Johnson, dominimi me Shaquille O’Neal dhe Kobe Bryant, periudha e artë me Bryant e Pau Gasol, dhe së fundmi, triumfi i LeBron James.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet financiare të këtij kalimi. Por është bërë e ditur se flitet lër një shifër e cila është rreth 10 miliard dollarë. Kjo pritet të vendoset si një ndër shitjet më të shtrenjta në historinë e të gjithë sportit amerikan.
Krahasimi mund të bëhët me Boston Celtic i cili u shit për 6 miliard në verën e kaluar. Tashmë pas 45 vitesh ekipi do të drejtohet nga një pronar i rri. Mark Walker si një figurë e rëndësishme sportive pritet të sjellë vizionin e tij në drejtimin e klubit historik të NBA së.



