FIFA sjell shpërblime më të larta Botërorin e klubeve

FIFA sjell shpërblime më të larta Botërorin e klubeve

Një seri ndryshimesh ka paraqitur FIFA sa I përket rregullave të cilat do të krijojnë një koncept ndryshe nga futbolli I deri tanishëm që jemi mësuar, duke e thyer konceptin e futbollit klasik. Ndër të tjera, Gianni Infantino shtoi se do të ketë më shumë argëtim në fushën e blertë, ku premtoi se do të shndërojë pushimin e ndeshjeve në një shoë argëtues për të gjithë pjesëmarësit në ndeshje, me artistë të njohur që do të performojnë.

Përfitimi, është një tjetër aspekt që pritet të ndryshojë sipas deklarimeve zyrtare të FIFA-s, shuma totale e cila do të shpërndahet për të gjithë pjesmarësit në Kupën e Botës për Klube do të jetë rreth 930 milion euro.Turne I cili pritet të mbahet verën e ardhëshme në SHBA nga data 14 qershor deri në 13 korrik ku do të jenë pjesëmarrëse 32 ekipe.

Shtesa e shumës prej 930 milion euro është miratuar së fundmi duke qenë se dhe nga vetë eventi FIFA përllogarit një kthim të ardhurash prej 2 miliard euro. Kjo është një shumë sa dy fishi I ofruar për Kupën e Botës në Katar e cila ishte vetëm 440 milion euro. Risa për këtë event është se FIFA ka zgjedhur të shpërndajë një shumë prej 250 milion euro për të gjith klubet jo prezente në mbarë botën, kjo do të jetë një shenjë solidariteti. FIFA, ka si synim që të masivizojë sportin e futbollit duke bërë ndryshime të mëdha dhe të guzimshme duke investuar më shumë dhe duke krijuar një sport I cili është më gjithëpërfshirës. Ndryshimet e FIFA-s hyjnë në fuqi për Kupën e Botës të Klubeve që do të zhvillohet në kontinentin amerikan.