Luka Modric është vendosur në listë si një ndër mesfushorët më të mirë. I gjendur tashmë në Milan, kroati është duke rikujtuar në vazhdim se ka shumë për të dhënë në vazhdim. I konsideruar si më të mirët në histori ai ka mundur të shërbejë vazhdimisht në ekipet që ai angazhohet. Së fundmi, në një intervistë të dhënë ai ka bërë me dije se cila është pesëshja e lojtarëve më të mirë.
Ajo e cila ka qenë si një befasi për opinionin publik padyshim që ka qenë vendosja e dyshes Messi dhe Ronaldo jashtë kësaj liste. Edhe se është një dyshe e cila ka dominuar prej vitesh futbollin, Modric nuk e ka cilësuar si të duhurën vendosjen e tyre në listë. Sipas tij në krye të këtij klasifikimi është Diego Armando Maradona. Në këtë rankim ai e ka vendosur në krye duke e konsideruar si simbol të pasionit njëherësh artit në futboll.

Lista e tij vazhdon më tej duke përmendur emra të tjerë që kanë lënë gjurmë në futboll. Ndër ta është Francesco Totti, Ronaldo, Zvonmiri Boban njëherësh dhe Zinedine Zidane. Ai theksoi se kjo listë ka të bëjë më shumë me ndikimin personal që kanë pasur këto figura mbi kroatin. Jo thjeshtë e mbështetur në statistika apo trofe që ka mundur të fitojë cdo njëri prej tyre.
38 vjecari I cili ëstë vendosur në Itali, është duke treguar se mosha nuk ka aspak rëndësi për të. Vendosja e tij pas 12 sezonesh në Real Madrid ka për qëllim ta mbajë atë më gjatë pjesë të skuadrës kombëtare.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.