Cfarë humbet prej paligjshmërisë së basteve në Shqipëri?

Cfarë humbet prej basteve në Shqipëri?

Deri më tani ndryshimet ligjore ende nuk kanë bërë të mundur që bastet sportive të kthehen në ligjore në Shqipëri, një vendim ky abuziv I ndërmarë vite më parë që risjell edhe një herë në fokus se cfarë humbet shteti prej këtij vendimi dhe si fitojnë qytetarët që ai ka interes mbrojtje.

Krejtësisht në mënyrë anti ligjore një vendim që I mbylli bastet sportive në shqipëri dhe që e cilësoi si të kundërligjshëm organizimin dhe pjesëmarrjen në to, duke mos u ndërmarë asnjë platformë pyetjesh ndaj grupeve të interesit. Deri më tani diskutohet vetëm për milionat e eurove që shteti humbet cdo vit nga humbja e tatimit në fitim për këto kompani, që sic dihet qarkullojnë miliona euro cdo vit kudo në botë. Një humbje monetare për shtëtin është normale duke qenë se janë ata që krijojnë politikat fiskale bashkë me Bankën Qëndrore dhe shihin një kthim fitimi në një mënyrë tjetër. Por kjo është një humbje dyfishe duke qenë se humbja është dhe në tatimin mbi fitimin e lojtarëve cka shifrat kthehen herë dy, shuma këto që nuk hyjnë në mënyrë ligjore në buxhetin e shtetit.

Deri më tani justifikimi I shtetit dhe I drejtuesve të kësaj politike kufizuese është se nuk ka humbje në arjën e shtetit nga ky burim ku derdhja e shumave është thjeshtë një spekulim. Sa I përket aspketit ekonomik duket qartë që ka një humbje, por humbje ka dhe në qytetarët që jetojnë dhe kërkojnë ndihmë duke qenë sa më pak të mbrojtur nga organet ligjzbatuese në problemet që mund të hasin ata me këtë kategori lojë fati.

Sot, që flasim bumi I basteve sportive është në majë, organizimi të paligjshme të kësaj loje kanë treguar shpesh aksionet e ploicisë që nxjerin në pah të gjithë këtë problematikë. Një bast I paligjshëm sjell të gjithë mungesën e të ardhurave në arkën e shtetit, dhe pasuron në mënyrë të padrejtë të gjithë organizatorët e saj. Një fenomen aspak shqetësues për shtetin I cili nuk e vë aspak theksin në mungesa por në dëmi që mund të sjellin në shoqëri bastet sportive. Në kategorinë e lojërave të fatit nuk janë vetëm bastet sportive, dëmi psikologjik që mund të shkaktojnë lojërat e fatit dhe varësia ndaj tyre është për të gjithë kategorinë që prej kazino, e cila është e ligjshme tashmë në shqipëri deri te një seri lojërash bingo televizive.

Nëse problemi kryesor I tyre do të ishte dësmi do të duhet të kishte një ndalim reptësisht I mundur për të gjithë serinë e lojërave të fatit, dhe jo vetëm një degëzim të saj. E gjithë kjo, është thjeshtë një politikë e “fshehtë” për sundimin e basteve sportive. Deri më tani një amendamet ligjor ka më shumë se dy vite që qarkullon në komisionet e ndryshme dhe mohojnë miratimin e tij duke kaluar të gjitha afatet ligjore. Rikthimi I tyre në formë të ligjshme është thjeshtë një pendesë e qeverisë për vendimin aspak të pjekur kur sheh se ndalimi I tyre është I pamundur dhe një rikthim do të ndihmojë jo vetëm arkën e shtetit por njëherësh dhe klubet sportive që pritet të përfitojnë nga sponosrizimet.