Udhëtimi I Dritës drejt Irlandës në përballjen e tyre me Shelbourne ka rezultuar mjaft pozitiv. Skuadra e Kosovës mundi të shënojë historinë në këtë përballje, duke marrë kështu fitoren e tyre të parë në Konferencë Ligë. Tre pikë në këtë sfidë, erdhën pas rezultatit 0-1 të fituar prej tyre. Vendasit nuk mundën të ishin dominues në këtë ndeshje, shkak se prej minutës së 16 ata kishin një lojtar më pak.
Drita gjatë gjithë lojës tregoi një formë shumë më të mirë, duke shfrytëzuar më tej dhe epërsinë e saj numerike mundi të tregohej shumë më e qëndrueshme në fushë. Shelbourn po ashtu u tregua kërcënuese, Ademipo Odubeko në një aksion arriti të tronditë shtyllën. Ndërsa heroi I Dritës në këtë sfidë ishte Almir Ajzeraj që arriti të shënojë një gol nga distanca.

Minuta e 57 shërbeu për të thyer akullin dhe për të shënuar kështu dhe golin e vetëm të kësaj sfide. Dritës ju deshën gjashtë minuta më shumë në vazhdim për të pasur mundësi për të ndryshuar rezultatin. Ishte portieri vendas I cili me një prekje ndali goditjen me kokë të Soumahoros.
Drita, me këtë fitore mund të sigurojë një formë mjaft të mirë dhe të jetë shumë më kërkuese në vazhdim. Ekipi ka mundur të pozicionohet në vendin e 14 me serinë e pesë pikëve. Sfida e ardhshme do të luhet në shtëpi dhe është mjaft e rëndësishme për ta. Sfidë shqipfolëse do të jetë ajo duke qenë se përballë kanë kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndijën.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.