Drita ka mundur të bëjë një hap mjaft të madh në rrugëtimin e saj në Konferencë Ligë. Ekipi I Kosovës mundi të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme në daljen e tyre ndaj Shelbourne. Skuadra Irlandeze dhe pse ishte pritëse në këtë sfidë, nuk mundi të ndalë dot hovin e gjlanasve në këtë sfidë.
Mesa duket pritet të jetë një përballje mes shqiptarëve, duke qenë se ata në këtë rival në ndeshjen e ardhshme Shkëndijën. Një përballje e zjartë pritet të jetë ajo mes tyre dhe kampionë të Maqedonisë së Veriut, Shëkndijën. Dueli mes dy ekipeve shqiptare do të vendosë më tej për fatin e tyre në kualifikim për fazën e ‘’knockout’’.

Drita arriti fitoren e saj me një gol të vetëm në këtë sfidë. Aizeraj në minutën e 57 mundi të shënojë, duke shënuar tre pikëshin e parë për Dritën në këtë fazë. Drita ka grumbulluar deri më tani pesë pikë, ndërsa Shkëndija në krahun tjetër ka mundur të sigurojë vetëm katër pikë. Synimi I të dy ekipeve pritet të jetë pranvera europiane që e vendos skuadrën e tyre në një tjetër nivel.
Analistë të ndryshëm theksojnë se shtatë pikë mund të jenë të mjaftueshme për të siguruar më tej kalimin e fazave. Ndaj shihet e mundur se cilido prej ekipeve që do të jetë triumfues në këtë ndeshje do të ketë mundësi që të sigurojë pozitën në fazën e radhës. Ndeshja mes Dritës dhe Shkëndijës pritet të zhvillohet në 27 nëntor në Prishtinë.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.