Tashmë, jemi në një muaj të rëndësishëm për besimtarët muslimanë, ku në shenjë nderimi për sakrificat e prijësit të tyre ata agjerojnë. Gjatë këij muaji të shenjtë për ta është një rrit I vecantë që do të duhet të skarifikojnë gjatë ditës së tyre sa I përket të ushqyerit e cila përkon me lindjen dhe perëndimin e diellit, ku do të duhet të shmangin pijet dhe ushqimin.
Natyrshëm, pjesë e këtij rriti janë dhe shumë futbollistë të ndryshë një prej tyre Lamine Yamal. Për Yamal, ky është ramazni I parë I tij I cili merr pjesë duke qenë aktiv në angazhimin e tij në Barcelona, nga ku ekipi ka përgatitur një dietë strikte për të që të arrijë të përmbushë nevojat e duhura për të qenë në parametrat më të mira.
Pavarësisht dietës, një formë e tillë në momentin kur ti je aktiv në sport e bën që dhe trupi të mos jetë në parametrat e tij më të mirë. Ekipi I Barcelonës është ndeshur dhe më herët me këtë rit duke qenë se ka pasur lojtarë që kanë agjeruar, sidoqoftë për 17 vjecarin është përzgjedhur që të ndiqet një mënyrë e cila është paksa më ndryshe kjo me një lejë të vecantë e cila është autorizuar prej Autoriteteve Fetare. Një lejë prej Autoriteteve përcakton se 17 vjecari në momentin që ekipi I tij do të ndeshet ai do të ketë mundësinë që të mos të agjerojë në atë periudhë, një formë alternimi kjo e cila shihet si më e favorshme pr të ruajtur dhe rritur performancën e tij në lojë. La Liga së fundmi ka ndjeshëm lojtarë që agjeronë me Real Valladolid I cili është ekipi që në mesin e saj ka më shumë prej futbollistëve që agjerojnë, shtatë prej tyre.