Dje është hedhur shorti në ‘’Shtëpia e Futbollit’’ për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, midis ekipeve pretendente për titull këtë vit janë përcaktuar dyshet që do të ndeshen ku do të përcakohet dhe përballje mes tyre.
Në short u përcaktuan dy cifte gjysmëfinaiste : Vllaznia – Dinamo City, Egnatia – Partizani.
Këto përballje pritet të luhen në datën 2 prill dhe 23 prill, ku nga këto përballje më tej do të përcaktohen dhe finalistët në një përballje e cila pritet të luhet në datën 1 maj. Respektivisht përballjet e parë do të jenë ato mes Vllaznia – Dinamo City, Egnatia – Partizani të cilat do të luhen në 2 prill. Ndeshjet e kthimit janë parashikuar të luhen në 23 prill dhe respektivisht pritet të jenë: Dinamo City – Vllaznia, Partizani – Egnatia, në këto cifte do të përcaktohet dhe cifti finalist, një finale e cila do të luhet në datën 1 maj.
Deri më tani këto ekipe kanë dhënë më të mirën e tyre në Superligë duke mbajtur dhe atje peshën kryesore duke qenë se janë ekipet pretendente duke qenë se janë në top katërshe. Loja e tyre pritet të prodhojë sfida emocionuese dhe shënime duke qenë se në të shkuarën e kanë bërë.
Respektivisht kualifikimet e tyre kanë ardhur pas fitores së Dinamos ndaj korcarëve, e cila u aludua si një neglizhencë e Skënderbeut, Egnatia në një triumf ndaj Bylisit me penallti, mposhtja e Lacit nga demat e kuq ndërsa Vllaznia me një fitore të ngushtë 4-3 ndaj Elbasanit në shtëpi. Premtuese pritet të jenë sfidat në këtë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.