Llapi kalon rrezikun, fiton i sigurt ndaj Dritës

Llapi zhvilloi ndeshjen e Superligës të vlefshme për javën e 23 të kampionatit, një sfidë e rëndësishme që do të përcaktonte fatin e saj për të ardhmen në këtë kampionat është mbyllur. Një fitore për Llapin hap dritën më tej për ekipin që të besojë se mund t’ia dalë në këtë kampionat duke dalë kështu nga zona e rrezikut, riskimi I saj në zonën e rrezikut nuk është më duke qenë se ja kanë dalë me këtë fitore.

Pavarësisht se me pikë të barabarta me vendin e tetë duke mos krijuar aspak sigur, ata në bazë të golavarazhit janë pozicionuar si më të favorizuar. Një fitore e tyre me Dritën e vendit të parë risjell dhe njëherë shpresën për këtë kompeticion duke hapur një dritë jeshile për të ardhmen, aspak e lehtë për ta që të kalojnë këto vështirësi ku rreziku është ende pjesë e lojës por kanë bërë të mundur një fitore e cila vjen pas dy barazimesh të një pas njëshme.

Rikthimi me një fitore në shtëpi pas katër sfidash me një humbje dhe tre barazime, e mundëson që të ricëlësohet shtëpia si një mjedis më I sigurt duke shpresuar që në ndeshjet e mbetura gjatë këtij sezoni të rikthejnë fokusin me shpresën që të maksimizojnë pikët e grumbulluara në shtëpi. Tashmë ata me një gol të vetëm morrën tre pikë, që e riaktivizojnë dhe njëherë qëllimin e tyre në këtë fazë të kampionatit që është të shpëtojnë, një fakt që do të mundohen ta realizojnë pavarësisht pengesave që mund të sjellë kjo pjesë e sezonit për ta.