Presidenti Trump ka pritur në një takim drejtuesin e FIFA-s Gianni Infantino, ku kanë zhvilluar bisedime në lidhje me zhvillimin e këtij kompeticoni ku dhe Trump do të ketë rolin e tij në këtë organizim.
Një event ndryshe këtë herë ku do të zhvillohet në disa shtete si kompeticion dhe kërkohet një angazhim shumë më I madh I të gjithë strukturave për mbarvajtjen e këtij eventi. Risi përgatitja e një strukture të posacme e cila do të garantojë një zhvillim tepër të qetë dhe do të mundësojë që të krijohen kushtet për organizim.
Trump u shpreh jashtë zakonisht entuziast për këtë zhvillim dhe e vlerësoi të gjithë zgjedhjen e FIFA-s duke cilësuar se dhe për amerikanët një show shumë më intensiv se Super Bowl pritet të zhvillohet duke qenë se kërkohet që të formësohet një alternativë e re për ata duke krijuar një mundësi argëtimi ndryshe. Një deklaratë e tij se do të ndjekë vetë personalisht disa prej ndeshjeve që do të zhvillohen ngjall më tepër interes për këtë sport, një sport që në kontinentin amerikan njihet por nuk është në të njejtën masë I masivizuar në karahasim me serinë e NBA, apo futbollit amerikan.
Tashmë, një ndër evenetet më të mëdha pritet të zhvillohet në këtë kontinent ku Task Forca e krijuar prej sentatit amerikan do të jetë mbarvajtësja kryesore e eventit, njëherësh FIFA është treguar tepër e gatshme që të operojë ngushtësisht me të që të sjellin dhe të garantojnë një kompeticion të rëndësishëm duke shmangur të gjitha pengesat apo problemet që mund të lindin.