Një ndër sulmuesit më të rinj në moshë të ekipit të Bolonjës ka mundur që të tërheqë vëmendjen e ekipeve më të mëdha të futbollit. Vetëm 20 me një takitkë loje të shkëlqyer ka mundur që të shihet dhe si një titullar I mundshëm, në klubin italian janë shfaqur njëherës disa oferta të mundësh nga klubet e ndryshme, por ajo që e ka bërë shumë më interesante dhe të bujshme këtë fakt është intresi I Spalletit.
Trajneri I kombëtares italiane të futbollit ka shprehur interesin që sulmuesi I rri të natyralizohet dhe të ketë mundësinë të luajë në kombëtaren Italiane, e cila nga shumë prej specialistëve të ndryshëm të futbollit është konsideruar si dicka e pamundur dhe tepër e vështirë për t’u realizuar duke qenë se kërkohet që të mos ketë një angazhim në një kombëtare tjetër.
Ka qenë Scaloni trajneri I Argjentinës I cili I ka vënë më herët në pah vecoritë e këtij lojtari dhe aftësitë e tij në fushën e lojës duke e afruar drejt ekipit të tij me shpresën se ai do të zgjedhë kombëtaren Argjentinase për shkak të origjinës së tij. Ajo që bëhet më e vështirë për Spalletin është se në kombëtaren Argjentinase, Scaloni e ka përfshirë në përballjen që do të ketë kombëtarja në përballjen e parë të tyre me Uruguain një ndeshje e luajtur kjo për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Qëllimi I Scalonit është që Castro të angazhohet në ekipin Italian si një I rri I cili do e ndihmojë më tej ekipin me performancën e treguar në ndeshjet e klubeve.