A janë mbrojtësit aq shumë të paguar sa sulmuesit?

Tashmë pagat e larta në futboll janë një aspekt I njohur dhe nuk është aspak një fakt që cudit apo dhe befason shumë prej ndjekësve. Shpesh kemi dëgjuar për paga të clat cilësohen të frikshme dhe pyetje të ndryshme që vërtet a do të duhet të ekzistojnë të tilla paga për lojtarët e ndryshëm dhe a janë të vlefshme.

Një përgjigje për pyetjen e ngritur më sipër, po, është e mundur të paguhen kaq shumë duke qenë se në vetvete sporti sot është një lloj biznesi I cili I qarkullon këto shifra të friskhme dhe në një mënyrë apo tjetërën është e mundur dhe aktorët kryesorë të saj të përfitojnë këto shifra dhe të kenë mundësi që të krijojnë një fitim të tillë. Loja e juajtur në fushë prodhon një seri të ardhurash përmes sponsorizimeve të ndryshme, pagesave prej autoriteteve apo dhe shitje që bëhët përmes lojtarëve, rjedhimisht dhe lojtarët që mbajnë peshën kryesore do të jenë ata që paguen në një formë shpërblimi.

E cuditshme do të tingëllonte sot nëse pagesat që ata marrin do të ishin elementare dhe të krahasueshme në pjesën tjetër, një formë diferencimi është bërë në këto 30 vitet e fundit ku cilësohet si dhe një ndër periudhat që është investuar monetarisht më së shumti në futbolli. Të sjellim në kujtesë vetëm merkaton e verës Premier Ligë e cilësuar si liga më e shtrenjtë bëri të mundur një shpenzim rreth 2 miliar euro për lojtarët që afroi rreth saj.

Kreysisht deri më sot jemi njohur me faktin se sulmuesit janë më të paguar, po është e vërtetë duke qenë se ata janë organizatorët dhe I japin jetë të gjithë lojës që bëhët pas tyre. Por, në rishikimin e raporteve shohim që dhe mbrojtësist nuk është se janë aq pak të paguar. Listën e tyre e zotëron Kalidou Koulibaly I cili luan për Al-Hilal dhe fiton rreth 553,222 paund në javë, David Alba është I treti në listë mbrojtësi I Real Madrid me 358,739 paund në javë.