Liverpool, aspak kokcarës për kundërshtarët e tij

Liverpool, aspak kokcarës për kundërshtarët e tij

Mesa duket rrugëtimi I tulipanëve është mëse I qartë për këtë sezon, suksesi I tyre është që të jenë sa më shpejt të jetë e mundur fitues të titullit. Në ndeshjen e javës së 28 ata janë përballur me Southampton e vendit të fundit, ku nuk treguan apsak mëshirë ndaj miqëve duke shënuar plot tre herë. Një sezon ku I cili Liverpool është duke shënuar suksesin e tij me shkronja të arta në Premier Ligën Angleze.

Jo thjeshtë një titull për ta por një shkëputje e cila thellohet më shumë me Arsenalin e vendit të dytë në plot 16 pikë. Një lojë e cila u zotërua prej Liverpool duke u treguar agresiv dhe duke mundur që të marrë një tre pikësh në vazhdim. Një pjesë e parë e cila shkoi e qetë por në minutat shtesë të saj ishte Southampton I cili realizoi golin e parë duke triumfuar në atë pjesë.

Dhomat e zhveshjes shërbyen për një rifreskim dhe një kthim në pjesën e dytë ku ishin shumë më të qartë se si do të duhet të reagonin, një fitore e sfidës ishte qëllimi I tyre. Me vetëm tre minuta diferencë ata arritën të kalonin në avantazh me një gol të parë të shënuar në minutën e 51. Southampton nuk qëndroi në hije por kërkoi në rastet e tij një gol të mundshëm I cili u duk I largët për ta dhe vendasit shfrytëzuanmë tej situatën duke regjistruar një tjetër goditje të santë drejt portës për të shkuar në shifra që mbyllen 3-1. Tashmë Liverpool bëhet më I pathyeshëm me një siguri të këtij kampionati drejt qëllimeve të tjera.