Juventus ngëc përballë Atalantës, humb 4-0

Juventus ngëc përballë Atalantës

Seria e suksesit të pesë ndeshjeve në serinë A me të pesat fitore, sapo është ndalur për Juventinët, ata morrën humbjen e tyre të parë pas serisë së lojës së pestë në Serinë A përballë Atalantës. Tashme, me një fokus të vetëm ata pritën në shtëpi Atalantën, një sfidë e cila nuk shkoi sic duhet për ta dhe brenda pritshmërive të tyre duke qenë se pësuan një humbje dramatike në shtëpi. Me këtë sfidë ata regjistrojnë humbjen e tyre të parë në këtë sezon në shtëpi, pas një serie prej shtatë barazimesh dhe shtatë fitoresh.

Përballja nisi e qetë me një pjesë të parë e cila ishte e dominuar prej Atalantës, e cila mundi që të zhbllokojë shifart në miutën e 29 me një gol të Retegui, I gjendur përballë 11 metërshit ai mundi që ta dërgojë topin në rjetë. Rikthimi në pjesën e dytë e cila ishte shumë më e keqe për vendasit I rikthen ata në një sfidë e cila I vendos përballë një testi, ruajtja e balancës në lojë dhe e vetkontrollit pas acarimit të golit të parë si rezultat I një penalltie. Që në minutën e parë pas rikthimit miqtë gjetën portën me një gol të De Roon duke e bërë më të sigurt fitoren e tyre, një lojë e cila u dominua prej tyre me një Juvnetus I cili dhe pesë është duke luftuar për titull në këtë sezon nuk ishte aspak prezent me aksionet e tij.

Goli I tretë në minutën e 66, coi akoma më fuqishëm zemërimin e tifozëve vendas të cilët në kore masivë filluan që të drejtonin ofendime drejt ekipit të tyre, një gol I fundit I Lookman në minutën e 77 I bën që ata të largohen prej tribunës të zhgënjyer. Juventus dhe pse një pretendet për në këtë kampionat nuk pati mundësinë e një goli apo dhe finalizimin e një aksioni, cka e risjell dhe njëherë ekipin në qartësimin e rolit në këtë sezon.