Janë pikërisht disa klube të mëdha të Premier Ligës që janë duke konsideruar afrimin e vinicius si një mundësi mjaft të mirë për të ardhmen e tyre. Ylli Brazilian është duke kaluar një formë mjaft të mirë por paqartësia e tij në skuadër ka bërë që të nxitet interesi I më shumë klubeve për shërbimin e tij. Vëtë lojtari ka bërë me dije se nuk dëshiron një rinovim të kontratës me kushtet aktuale që janë duke u ofruar nga ekipi.
Që prej transferimit të tij në 2018 nga Flamengo në ekipin madrilen ai është shndëruar në një ndër figurat më të rëndësishme. Lojtari ka mundur të sjellë shërbimin e tij dhe të konsiderohet një hallkë mjaft e rëndësishme. I vendosur në një pozitë kyce ai ka qenë pjesë e ekipit me lojën e tij. Si nën drejtimin e Ancelottit dhe tashmë në Alonso është titular në formacion. Ndaj dhe dëshira e klubit konisderohet se do të jetë një vazhdim sa më I gjatë I shërbimit. Por, mesa duket klubi nuk e koncepton lirshëm vendosjen e tij në pozita aspak të favorshme sa I përket pagesës.

Tensionet mes tij dhe Alonso janë një tjetër pikë ku konsiderohet se mund të sjellë dhe një shtyrje të Vinicius për të qenë larg ekipit. Ndaj dhe për këtë situatë janë konsideruar si të favorshme disa klube për të marrë shërbimin e tij. Kontrata e tij e cila skadon në 2027 ka tensionuar më tej ekipin I cili mund të humbasë një lojtar me parametra të tilla.



