Suksesi I Los Angels Lakers ndalet, triumfon Boston

Suksesi I Lakers ndalet, triumfon Boston

Në mbrëmjen e djeshme u luajtën sfidat për javën në vazhdim të NBA, ku supriza në këtë javë ishte ndalesa e triumfit të Lakers, një humbje e tyre përballë Boston Celtic e bën që Los Angels Lakers të ndërpresin suksesin e tyre. Një humbje e cila vjen pas nëntë ndeshjesh me fitore e bën Lakers që të përjetojë shijen e humbje pas një kohe të gjatë.

Humbja e djeshme erdhi pas një loje tepër interesante dhe me vetëm 11 pikë diferencë, një rezultat I cili u mbyll 111-101. Kjo përballje ishte për Lakers pas një suksesi që një prej protagonistëve të saj kryesore LeBron James mundi që të realizojë një total prej 50,000 pikësh në total ku hyri në histori për totalin e pikëve. Në përballjen e djeshme ai mundi të realizonte 22 pikë me 14 kërcime dhe nëntë asiste. Doncic, mundi që të vazhdojë suksesin e tij më tej në realizimin e një serie më të gjerë pikësh nga të cilat mundën që ekipi të merrte plot 34 pikë prej tij. Forma e sllovakut nuk ka të ndalur duke dhuruar cdo përballje një sasi të konsiderueshme pikësh, pavarësisht se pa fitore në këtë të fundit.

Boston në këtë sfidë mundi që të sigurojë më tej fitoren e katërt në NBA, ku arriti që përmes një loje shumë më të organizuar të fitonte dhe të realizonte serinë e tyre. Një angazhim I të gjithë ekipit të Boston I mundësuan një fitore përballë një kundërshtari të fortë sic është Lakers, të cilët vinin gjithashtu në një seri të gjatë prej tetë fitoresh. Kjo e con Boston në vendin e dytë në konferencën e lindjes.