Gjigandët Europiane në rivalitet për transferim të Rashford

Gjigandët Europiane në rivalitet për transferim të Rashford

Barcelona ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm dhe të guximshëm për të nënshkruar me Marcus Rashford. Pikërisht në një moment ku anglezi kishte humbur interesin në tregun europian. Forma mbreslënëse e tij në La Liga ka ndryshuar tërësisht të ardhmen e tij duke e vendosur kështu në qendër të vëmëndjes. Në këtë mënyrë ai ka pasur vëmëndjen e klubeve më të mëdha.

Kalimi i tij në Barcelona u bë pikërisht në një moment kur situata e tij në klubin anglez ishte mjaft e tensionuar. Amorim e përjashtoi praktikisht nga planet e tij pas një incidenti të njohur asaj kohe. Kalimi i tij në Barcelona duket se rihapi dhe një herë mundësinë për t’u rishfaqur në një formë mjaft të mirë.

Gjigandët Europiane në rivalitet për transferim të Rashford
Gjigandët Europiane në rivalitet për transferim të Rashford

Barcelona e vendosur përballë një kufizimi financiar asaj kohe e shfrytëzoi këtë mundësi duke e siguruar shërbinin në formë huazimi. Vendimi duket se rezultoi mjaft i sukseshësh për të ardhmen e tij. Pasi që në këtë skuadër ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë. Anglezi në lojën e Flick zuri një pozitë mjaft të rëndësishme. I vendosur nën mungesën e Raphinës ai pati shansin që të shfaqej atje me daljen e tij.

Flick i cili mbështeti më tej stilin e tij të lojës e përfshiu si pjesë të formacionit. Gjuajtje mjaft të sakta dhe tepër i shpejtë në reagim ai do të jetë një pjesë mjaft e rëndësishme. Nën këtë situatë PSG është e gatshne që të ofrojë 50 milion euro për shërbimin e lojtarit. Diferencë mjaft e madhe nga cështë e mundur të ofrohet nga Barca