Hans Flick është cilësuar si një ndër trajnerët më të mirë në botë. Tekniku është vendosur falë një karriere mjaft të pasur në krye të këtij klasifikimi. Suksesi I tij është I pashmangshëm në të gjitha klubet që ka mundur të drejtojë. Me aftëinë e tij bën të mundur që të ringjallë kështu dhe klubet e rrënuara, por së fundmi duket se po pëson një rënie të parashikueshme. Është pikërisht një ndër fenomenet që shumë prej ndjekësve e cilësojnë si sindroma e sezonit të dytë.
Që prej drejtimit të hershëm të Hoffenheim, fillimisht ai solli për klubin një rritje mjaft të dukshme. Ngritja cilësore e klubit u reflektua dhe në rezultatet që kishin mundësi të siguronin në atë sezon. Por, më pas ngeci për vite pa arritur kështu në hapin e radhës. Mesa duket e njëjta histori është përsëritur prej tij dhe në drejtimin e Bayern Munich. Tekniku I cili përsëriti suksesin dhe më pas shkoi drejt rrënies.

Marrja e detyrës në Bayern në 2019, bëri që Flick të sillte një transformim rrënjësor. Që prej skemave të ndryshme të lojës deri dhe në atmosfera e krijuar në skuadër. Me stilin e tij agresiv të lojës dhe me një presing mjaft të lartë ai mundi të krijonte kështu një makineri shaktruese si Bayern. Kohë në të cilën mundi të sjellë dhe kulmin e suksesit të tij në fitoren historike ndaj Barcelonës 8-2. Por, me këtë kulm vjen dhe rrënia e tij në pengesën për të sjellë më tej rezultat. Mesa duke është dhe I njeti rast që është duke u përsëritur në Barcelona.



