Juventus mundi të siguronte fitoren e parë në minutat e fundit përballë Bodo/Glimt. Cka e vendosi Juventusin në kuotën e 6 pikëve pas pesë ndeshjesh të luajtura. Duke u pozicionuar në vendin e 21 të renditjes në Champions, skuadra e Spalletit ka ende kohë për të pasur shpresat aktive.
Në atë që është duke u përllogaritur është se sa pikë do të duhen më tej për një kualifikim të mundshëm të tyre. Sipas projeksioneve, është mjaft e thjeshtë se do të duhen dhe 11 pikë për juventus që të kalojë këtë prag. Juventus në këtë moment do të duhet të sigurojë më tej dhe pesë pikë për të bërë të mundur kualifikimin.

Mes vendit të nëntë dhe atij të 24 kjo do të konsiderohet si një mundësi që ata të presin më pas për shortin në raundin pasardhës. Duke dashur që të sigurojë dhe pesë pikë të tjera është natyrshëm pyetja nëse janë të mundura për tu siguruar lehtësisht. Kalendari tregon se do të jenë disa përballje vendimtare për skuadrën. Nëse ata mund të sigurojnë pikët e mjaftueshme do të kenë kështu më të sigurt më tej play offin. Cka e bën ekipin më tej që të shkojë në këto ndeshje me ambicie mjaft të qarta.
10 dhjetor – Juventus vs Pafos
21 janar – Juventus vs Benfica
28 janar – Monaco vs Juventus (ndeshja e fundit e kësaj faze, potencialisht vendimtare).



