100 milion euro nga City për zvendësimin e Rodri

100 milion euro nga City për zvendësimin e Rodri

Manchester City duket se është vendosur nën një periudhë mjaft intensive për të gjetur kështu një zvendësues të denjë të Rodri. Dëmtimet e shumta të tij kanë lidhur kështu mesfushorin me një largim të mundshëm të tij. Drejtuesit e ekipit nën një vendimarje mjaft të rëndësishme do të duhet të jenë të sigurt në potencialin që do të sjellin në ekip. Elliot Anderson është konsideruar si opsioni më i duhur në këtë zvendësim.

Anderson një lojtar i rri në mesfushë është konsideruar si një potencial mjaft i favorshëm dhe tepër dinamik në vazhdim. Lojtari duket se mund të përshtatet mjaft mirë në stilin e lojës që Guardiola kërkon. Nën listën e tij mendohet se do të jetë një zgjedhje mjaft e mirë e teknikut spanjoll.

100 milion euro nga City për zvendësimin e Rodri
100 milion euro nga City për zvendësimin e Rodri

Fleksibikiteti i lojtarit është një tjetër pikë ku mbështetet për të sjellë një lojë të mirë. I vendosur jo vetëm në pjesën ofensive por dhe i gatshëm për kthimin e tij në defensiv është pikërisht një shërbim që do të ketë ndikim në skuadër.

Lojtari ka një përvojë në Premier Ligë dhe grumbullimi i tij me Kombëtaren ka diktuar dhe një herë një formë mjaft të mirë të tij. Energjia që pritet të vijë në ekip mund të ketë po ashtu një ndikim dhe në potencialin e lojës që do të krijohet.

Në këtë sezon ai ka luajtur 16 ndeshje dhe ka mundur të shënojë një gol dhe një asistim. Formë që konsiderohet mjaft e mirë për të qenë nën një zvendësin të denjë.