Milot Rashica është shumë pranë një transferimi mjaft të rëndësishëm. Besiktas ekipi ku ai angazhohet mund të mos jetë më skuadra që ai do të japë shërbimin. Shkak për këtë lëvizje mendohet se janë pikërisht minutat e pakta në favor të lojtarit. Meidat e ndryshme raportojnë se transferimi do të jetë në superligën turke.
Trabzonspori mendohet se është zgjedhja e tij, klub I cili ka shprehur më herët interesin për lojtarin. Mesa duket paralajmërimi I Besiktas ndaj Rashicës ka qenë më I hershëm. Gjatë janarit mendohet se ata kanë qenë mjaft të vendosur për të bërë të mundur lëvizjen e tij. I vendosur në listë të disa prej futbollistëve të huaj që klubi kishte kontraktuar në dy vitet e fundit.

Rashica është vendosur në listën e dëshirave të Trabzonspor. Ekip I cili në këtë verë po ashtu mundi të sigurojë njëherësh dhe shërbimin e Ernest Muci nga I njejti ekip. Fillimisht mund të jetë huazimi një mënyrë për ta afruar lojtarin më vonë mund të shërbejë për të siguruar kështu një tjetër kalim të përhershëm.
Mesa duket suksesi I Mucit mund të ketë shërbyer si një shtysë e mëtejshme për të kërkuar një tjetër përforcim në skuadër. Raporti I dy lojtarëve ka qenë mjaft I fortë dhe këtë e kanë dëshmuar dhe në fushën e lojës. Cka mund të sjellë kështu një dyshe mjaft të zjartë në fushë për të kontribuar më tej. Sulmuesi kosovar dhe gjatë verës së kaluar ishte drejt një transferimi I cili nuk u finalizua.



