Igli Tare zbulon më shumë për kontratat e reja në ekip

Igli Tare zbulon më shumë për kontratat e reja në ekip

Igli Tare përjetoi një mbrëmje mjaft të vecantë në daljen e Milan këtë fundjaë. Ekipi kuqezi ishte përballë Lazio një ekip ku Tare ka kaluar një periudhë mjaft të rëndësishme në karrierën e tij. Edhe pse një sfidë mjaft emotive për të ai mundi të ndante një lajm sa I përket nja pakti I cili është realizuar mes dy yjeve të skuadrës. Mike Maignan dhe Luka Modric duke qartësuar se ka një marveshje sa I përket kontratave të tyre.

Maignan I cili ka një kontratë e cila përfundon në qershor të vitit 2026, është raportuar se ka një përpjekje për rinovim. Tare e ka bërë mjaft të qartë duke theksuar se ka një marveshje sa I përket rinovimit të qëndrimit të tij. Lojtari është vendosur shpesh në interesin e disa klubeve por Milan e ka konsideruar ende si një shtyllë për skuadrën e tyre.

Igli Tare zbulon më shumë për kontratat e reja në ekip
Igli Tare zbulon më shumë për kontratat e reja në ekip

Drejtori sportiv ka cilësuar se që në nisje të këtij sezoni ka pasur një dakortësim sa I përket qëndrimit të lojtarit në klub. Cka e lejon lojtarin që fokusin kryesor ta ketë në fushën e lojës. Ndër të tjera, Tare ka folur dhe sa I përket qëndrimit të Modric në skuadër. Vendosja e kroatit në klub ishte bërë pikërisht pas një hapi mjaft intensiv për të sjellë një përforcim të tillë.

Modric I cili ka vetëm një kontratë një vjecare duket se mund të jetë dhe më gjatë pjesë e skuadrës. Nën një formë mjaft të mirë ai ka mundur të shërbejë duke sjellë kështu shërbim mjaft të nevojshëm për ekipin.