Araujo kërkesë të vecantë Barcelonës për më shumë kohë

Araujo kërkesë të vecantë Barcelonës për më shumë kohë

Ronald Araujo, qendërmbrojtësi I Barcelonës ka kërkuar që të ketë një periudhë të pacaktuar për të pasur rikuperim. Mesa duket është një rikpuerim mendor pas një periudhe mjaft të vështirë që ai ka kaluar gjatë javës së parë. Agjentët e tij kanë qenë ata të cilët në një marveshje me drejtuesit e skuadrës kanë mundur të kërkojnë një periudhë të tillë pushimi. Kjo mendohet se do të shërbejë për lojtarin në ngarkesën e madhe të tij.

Araujo sa I përket formës fizike është tërësisht në rregull, por mesa duket emocionalisht nuk është aspak në gjendjen e duhur për të qenë pjesë e lojës. Ka qenë pikërisht përjashtimi I tij nga ndeshja me Chelsea cka e cuan lojtarin në një sfidë mjaft të madhe emocionale. Kritikat e shumta për formën e tij dhe pamundësia e tij për të pasur formën e duhur ka ngjallur kështu një gjendje mjaft të rënduar për lojtarin.

Araujo kërkesë të vecantë Barcelonës për më shumë kohë
Araujo kërkesë të vecantë Barcelonës për më shumë kohë

Qëndërmbrojtësi dhe pse është paraqitur në stërvitje me ekipin, ai nuk është bashkuar në seancat stërvitore. Flick në krahun tjetër ka theksuar se ai nuk është I gatshëm për të qenë pjesë e lojës. Duke qëndruar larg komentimit të formës së tij emocionale, pasi ka zgjedhur që të rruajë privatësinë e lojtarit të tij.

Mbrojtësi ka pasur shpesh një lëkundje të formës së tij, mungesë qëndrueshmërie e cila nga shumë mbështetës është komentuar. Dhe pse shpesh ai ka luajtur një rol mjaft vendimtar për skuadrën e tij. Araujo do të jetë në një periudhë jashtë fushe në kohë të pacaktuar.