Donnaruma një karton për të shkruar historinë,Premier Ligë

Donnaruma edhe një karton për të shkruar historinë në Premier Ligë

Gianluigi Donnaruma I cili u transferua drejt Manchester City në këtë verë është duke vendosur një rekord të rri në ligën angleze. Lojtari ka shënuar kështu serinë e katër kartonave të verdhë në dhjetë ndeshje të luajtura. Italiani u ndeshkua në sfidën e fundit kundër Leeds për shkak të revoltës së tij ndaj gjyqëtarit.

Ishte gjyqëtari I cili për vonesë të lojës ndërhyri me karton. Tashmë, I vendosur në këtë rekord ai është vetëm një karton larg për t’u shndëruar kështu në lojtarin e parë I cili merr pesë kartona të verdhë. Portieri I cili njihet për karakterin e tij impulsiv mund të vendosë një rekord të rri me angazhimin e tij në ekip.

Donnaruma edhe një karton për të shkruar historinë në Premier Ligë
Donnaruma edhe një karton për të shkruar historinë në Premier Ligë

Shmangia e këtij rekordi negativ do të duhet që prej lojtarit të mos merret një karton I verdhë në gjashtë ndeshjet në vijim. Ose, do të jetë e mundur që të mos marrë një karton deri në gjysmën e sezonit, periudhë e cila shërben për të shuar kështu të gjitha ndëshkimet e mëhershme.

Guardiola ka qenë mbështetës ndaj lojtarit të tij duke theksuar se ai besonte që do të kishte një përshtatje të tij me gjyqëtarët anglezë. Sipas teknikut është pikërisht lojtari I cili do të duhet të tregohet shumë më I matur për të vazhduar kështu me një sjellje më të vetëpërmbajtur.  Sa I përket formës ai ka mundur të regjistrojë një formë mjaft të mirë. Lojtari ka mundur të mbajë portën e pastër gjashtë herë në 14 ndeshje të zhvilluara.