Rënia e formës së Salah nuk shuan interesin e Sauditeve

Rënia e formës së Salah nuk shuan aspak interesin e klubeve Saudite

Mohamed Salah vazhdon të jetë një ndër objektivat kryesorë që shumë prej klubeve arabe janë duke kërkuar. Pavarësisht se nën një formë jo mjaft të mirë në këtë sezon ai ka mundur të jetë tërheqës vazhdimisht. Qëndrimi I tij në këtë verë u lidh me një tjetër marveshje që e bënte pjesë të të kuqëve për dy vite të tjera. Liverpool dukej mjaft I qartë në kërkesën e tyre për rinovim dhe pse ndaj tij ka pasur oferta miliona euro.

Rënia e formës së Salah nuk shuan aspak interesin e klubeve Saudite
Rënia e formës së Salah nuk shuan aspak interesin e klubeve Saudite

33 vjecari në këtë nisje sezoni ka treguar një dobësi të tij. Forma jo e mirë dhe aspak I qëndrueshëm në fushën e lojës ka ngjallur kështu mjaft debate. Dikur një ndër kontribuesit më të rëndësishëm në skuadër, ai nuk ka mundur të përsërisë këtë sukses në daljet e këtij sezoni. Vetë Slot në një ndër deklaratat ka theksuar se forma e egjiptianit në këtë sezon lë për të dëshiruar.

Burime të ndryshme kanë bërë të ditur se dhe pse nën lëkundje në daljet e tij ai vazhdon të jetë një figurë e cila vazhdon të ngjallë interes. Lojtari shihet si opsion përforcimi për disa prej klubeve arabe. Al Hilal dhe Al Qadsiah janë pikërisht dy klube që shfaqin interesin mjaft konkret për të pasur yllin në ekip. Vera e 2026 mund ta gjejë lojtarin në një tjetër ekip duke ofruar shërbimin e tij. një ndër kontribuesit e Liverpool gjatë sezonit të shkuar me 29 gola dhe 18 asiste.