Kërkesa për një lojë të ndershme është bërë pjesë e nocionit të mbrojtjes së konsumatorit pra në rastin tonë të lojtarëve të ndryshëm që kërkojnë të argëtohen përmes lojërave të fatit. Aspak jonrmale si nocion dhe si kërkesë duke qenë se abuzimet do të jenë gjithmonë pjesë e lojës dhe institucionet do të duhet të jenë gjithmonë të gatshme për tu gjendur në mbrojtjen e tyre.
Një akt lehtësisht i ekzekutueshëm në vende te tjera të rajonit duke bërë një paralelizëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të cilat shtrojnë mbrojtjen e tyre në të gjithë strukturen e lojërave të fatit, kujtojmë se të dy këto vende ende nuk e kane ndaluar bastin sportiv apo argëtimin online. Më gjerë në rajon ka një mbrojtje të plotë të të gjithë strukturës ndaj të gjithë konsumatorëve duke sjell njëherësh një mbrojtje për masën e cila është pjesë e lojës.
A mungon struktura e mbrojtjes në shqipëri?
Mbrojta në shqiperi realizohet përmes Autoritetit të lojërave të fatit, një mekanizëm i cili varet drejtpërdrejt nga Ministria e Financave. Qëllimi i këtij autoriteti është miratimi i licensave për të gjithë operuesit e ndryshëm që kërkojnë të kenë të drejtën e ushtrimit të shërbimit në shqipëri, njëherësh mbikqyrja e shërbimit të lojërave të fatit që organizohen dhe zhvillohen.
Një ndër detyrat e këtij autoriteti është dhe mbrojta e konsumatorit të gjinisë së saj ndaj abuzimeve që hasen në lojë dhe si të krijojë një mjedis sa më miqësor nq tërësi. Pengesë në ushtrimin e kësaj detyre tepër të rëndësishme është pjesa që nuk mund të identifikojë dot organizatorin, duke qenë se shërbimi i basteve sportive (një ndër kategoritë më të përdorura në shqipëri, sa i përket lojërave të fatit) është i paligjshëm. Duke bërë një cilësim të tillë sa i përket paligjshmërisë, shteti shqipëtar i mohom këtij autoriteti një ndër detyrat thelbësore të saj dhe e con lojtarin shumë më të cënueshëm në këtë pjesë.
Lojërat e fatit në përgjithësi apleohet që të jenë të përgjegjëshme duke qenë se njihet si një fenomen i cili mund të krijojë varësi të cilat mund të sjellin probleme sociale shumë më të rëndësishme, ndaj do të duhet që në amendament të vecantë të përcaktohet dhe kjo pjesë sa i përket mbrojtjes.
Tashmë, diskutime të ndryshme janë bërë në lidhje me një rikthim të tyre, norma të cilat janë shumë më të diskutuara janë sa i përket menaxhimit të fitimeve që ato sjellin, një sasi e komsiderueshme që shteti ja ka mohuar arkës në të gjithë këto vite. Risjellja dhe njëherë e lojës së basteve sportive do të duhet të trajtohet në mënyrë të plotë dhe sa i përket kujdesit që do të duhet të ushtrohet në tërësi, për personat që janë pjesë e saj.